“1 miliard për rindërtim”, brenda pak javësh nisin 17 shkolla të reja në Tiranë

TIRANË, 17 shtator/ATSH-Maela Marini/ “Brenda pak javësh bashkë me bashkinë e Tiranës ne do të fillojmë projektin e madh të 17 shkollave të reja, që do të financohen nga programi i qeverisë ‘1 miliard për rindërtim'”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e përurimit të ambienteve të reja të shkollës 9-vjeçare “Kosova” në Tiranë.

Kreu i Qeverisë theksoi se “shkollat janë në fazën finale të fillimit të zbatimit të kontratave të projektuara nga arkitektë të mëdhenj të huaj”.

Sipas tij, “ato do të jenë në vazhdën e kësaj pamje të re që ofron shkolla ‘Kosova'”.

Duke uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit për një vit sa më të mbarë dhe të suksesshëm shkollor, Kryeministri shprehu bindjen se “investimi i prindërve tek fëmijët po gjen gjithnjë e më shumë përputhje me investimin e qeverisë për fëmijët”.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë ende shumë më tepër në arsim, pasi në raport me ku ishim kemi bërë shumë, por në raport me ku duam të shkojmë, shumë më tepër mbetet për t’u bërë”, – tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.