Video – Katër orë kërkime në pyllin e Llogarasë, gjenden 4 turistët italianë

113

Katër orë kërkime në pyllin e Llogarasë, gjenden 4 turistët italianë

Përgjegjësi i Zonave të Mbrojtura për Llogaranë, Nexhip Hysolakoj tha për ATSH-në se turistët italianë janë arritur të lokalizohen pas katër orë kërkimesh, pasi kishin humbur rrugën në drejtim të Gjirit të Gramës. Ata janë gjetur një e nga gjë nga ekipet e shpëtimit, pasi ishin ndarë nga njëri-tjetri në kërkim të shtegut që do t’i rikthente në Llogara.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E diel, 16 Shtator 2018

TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Katër turistë italianë që kishin humbur rrugën duke shëtitur në pyllin e Llogarasë janë lokalizuar dhe janë kthyer shëndoshë e mirë në vendqëndrimin e tyre, pas katër orë kërkimesh. Operacioni i shpëtimit është kryer nga AdZM Vlorë, në bashkëpunim me komandot e Forcave Delta të Radhimës.

Përgjegjësi i  Zonave të Mbrojtura për Llogaranë, Nexhip Hysolakoj tha për ATSH-në se turistët italianë janë arritur të lokalizohen pas katër orë kërkimesh, pasi kishin humbur rrugën në drejtim të Gjirit të Gramës. Ata janë gjetur një e nga gjë nga ekipet e shpëtimit, pasi ishin ndarë nga njëri-tjetri në kërkim të shtegut që do t’i rikthente në Llogara.

Turistët e kanë dhënë sinjalin SOS tek policia e rendit dhe rojet mjedisore të parkut kanë nisur menjëherë operacionin për shpëtimin e tyre. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.