SHBA – Media: Së shpejti do të njoftohen taksat e reja për mallrat kineze

70

UASHINGTON, 16 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump është mëse i vendosur për të parashtruar taksa të reja doganore prej 10% ndaj 200 miliardë importeve kineze dhe pritet t’i shpallë ato në ditët në vijim, sipas mediave amerikane.

”Trump ka vendosur të parashtrojë tarifa doganore për 200 miliardë produkte kineze”, shkruan ”Washington Post” duke shtuar se njoftimi do të zyrtarizohet pas disa ditësh.

”Wall Street Journal” përmendi gjithashtu njoftimin në ditët në vazhdim.

Duke cituar burime anonime, dy të përditshmet citojnë taksa prej 10%, në të vend të 25% të përmendura deri më tani.

Presidenti amerikan, Donald Trump vendosi më parë tarifa doganore prej 25% mbi çelikun dhe 10% mbi aluminin. Ai dekretoi gjithashtu taksa doganore shtesë prej 25% mbi 500 miliardë mallra me origjinë nga Kina./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.