MEKSIKË – ”Kriminelët mariachi” ekzekutojnë pesë persona në një qendër turistike

46

MEKSIKO, 16 shtator /ATSH-AFP/ – Pesë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën, përfshirë një turist të huaj nga persona të maskuar si mariachi të cilët hapën zjarr të premten në mbrëmje në një shesh në qendër të Meksikos, mjaft i frenkuentuar nga artdashësit e muzikës dhe turistët, sipas një bilanci të ri zyrtar.

”Pas të shtënave me armë në sheshin ”Garibaldi” raportohen pesë të vdekur. Tre persona humbën jetën në shesh dhe dy gra në spital”, sipas një deklarate të prokurorisë së kryeqytetit, e cila saktësoi më parë se në mesin e të plagosurve ishte edhe një shtetas i huaj.

Bilanci i mëparshëm ishte 4 të vdekur dhe nëntë të plagosur.

Sulmi u shënua në sheshin ”Garibaldi” në qendër të Meksikës, nga pesë persona të veshur si mariachi pak para orës 22:00 (03:00 GMT të shtunën). Ata hapën zjarr në rrugët që lidheshin me sheshin duke u larguar më pas me motoçikleta./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.