LSI: Të vendosur të përballemi me qeverinë më protesta

77

TIRANË,16 shtator /ATSH- I. Vata/ – “Ne jemi më të vendosur se kurrë, të përballemi me qeverinë me protesta qutetare”, u shpreh sot, sekretari  i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari nga Korça.

Sekretari  i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari i shoqëruar nga deputeti i LSI së Qarkut Korçë Edmond Panariti zhvilluan një tur takimesh me strukturat e LSI-së ne Korçë, Ersekë dhe Pogradec.

Gjatë fjalës së tij, Braimllari akuzoi kyeministrin si shkaktaren kryesor që po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi, për shkak të politikave të keqqeverisjes.

“Ky qeveri nuk ka asnjë politikë konkrete për të nxjerrë vendin nga kjo varfëri, sepse politika është e qartë: varfëro shqiptarët dhe kriminalizo vendin. Shqiptaria është më e varfër se kurrë. Ka shumë të rinj e të reja nga Pogradeci që largohen jashtë Shqiptarisë”, tha ai.

Në fund, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Braimllari thekson se “ne jemi më të vendosur se kurrë, përballë kryeministrit ka vetëm një politikë. Ajo është politika e qytetarëve, politika e protestave sepse ne nuk durojmë më këtë njeri të papërgjegjshëm të marrë peng Shqipërinë”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.