Ibra arrin kuotën e 500 golave me një goditje spektakolare

TIRANË, 16 Shtator/ATSH-A.Fortuzi/- I ka lënë të gjithë të shokuar Zlatan Ibrahimoviç në Impiantin e Los Angelos Galaxy në SHBA. Mbrëmjen e djeshme, suedezi ka arritur të çojë për të 500-ën herë topin në rrjeta. Ibra ka shënuar një super gol në ndeshjen përballë Torontos.

Suedezi, që nisi karrierën në Ajax, për të vijuar te Juventus, e më pas te Inter, Barcelona, PSG e Milan, e për të përfunduar në SHBA, tek Los Angelos Galaxy është i njohur për golat e mrekullueshëm që shënon, por ky i mbrëmjes së djeshme ka një shije tjetër. Të gjithë u ngritën në këmbë dhe duartrokitën mrekullinë e Zlatan  Ibrahimoviç. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.