GJERMANI – Keniani Kipchoge thyen rekordin botëror në Maratonën e Berlinit

71

BERLIN, 16 shtator /ATSH-AFP/ – Keniani Eliud Kipchoge, mjeshtri i maratonës botërore theu sot rekordin botëror në Berlin me 2 orë e një minutë e 39 sekonda.

Koha fillimisht u afishua me 2h01:40 por u korrigua pak pas finishit.

Rekordi i mëparshëm për të njëjtën distancë në maratonën e Berlinit në 2014 u arrit nga një tjetër kenian, Dennis Kimetto, i cili përshkoi 42,195 kilometra për 2h02:57./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.