SHBA – Regjistrohen viktimat e para nga uragani ”Florence” dhjetëra banorë të izoluar

UASHINGTON, 15 shtator /ATSH-AFP/ – Uragani ”Florence” ka regjistruar viktimat e para në bregun Atlantik të SHBA-së, shoqëruar me erëra të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm ndërsa autoritetet janë vënë në gadishmëri për shpëtimin e dhjetëra banorëve të izoluar nga rritja e menjëhershme e nivelit të ujit.

Të paktën katër të vdekur u konfirmuan të shtunën nga burime zyrtare, mediat amerikane bëjnë të ditur për vdekjen e personit të pestë.

Guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper pohoi se priten edhe disa ditë të tjera me shi, duke i cilësuar reshjet shkaktuar nga uragani ”si ngjarja e mijëvjeçarit”.

Prioriteti ynë i momentit është që njerëzimit të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, syri i uraganit goditi tokën pranë Wrightsville Beach (Karolinës së Veriut) të premten rreth orës 07:15 (11H15 GMT), me erëra që arrinin deri në 150 kilometra në orë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC). Karolina e Jugut u godit nga uragani disa orë më vonë.

Më herët u raportua se të paktën 150 persona janë bllokuar në qytetin New Bern të Karolinës së Veriut, për shkak të rritjes së nivelit të ujërave në një kohë kur epiqendra e uraganit ”Florence” ka prekur tashmë bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara. Ekipe shpëtimi ka ende në zonat e parashikuara të trajektores së tij./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.