PD: Air Albania nuk ekziston

TIRANE, 15 shtator/ATSH/- Partial Demokratike ka reaguar sot nëpërmjet deputetit të saj Endri Hasa lidhur me Air Albania, duke deklaruar se kjo kompani nuk ekziston.

Hasa ka publikuar edhe itinerarin e fluturimeve ku sipas tij, thuhet se avioni që u nis sot nga Rinasi është fluturim shtesë i Turkish Airlines.

“Mashtron shqiptarët, keqpërdor studentët, jep shfaqje me një kompani që nuk është e licencuar për fluturim me kodin shqiptar”, shprehet deputeti i PD.

Ai tha se “të dhënat online nga aeroporti i Rinasit tregojnë se ky është një fluturim shtesë i Turkish Airlines, sepse Air Albania nuk ekziston përveçse në reklamën luksoze të Edi Ramës”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.