HAPËSIRË – Kolonitë e ardhshme njerëzore në Polin e Veriut të Marsit

PARIS, 15 shtator /ATSH-ANSA/ – Rajonet polare të Marsit mund të jenë vendi ideal, ku mund të ngrihen ngulimet e para njerëzore, që fillimisht do të jenë baza kërkimi sepse në këto zona është probabiliteti më i lartë për të gjetur gjurmë të jetës së kaluar dhe më pas të shndërrohen në koloni të banuara nga njerëzit sepse në pole ka ujë, në trajtën e akullit, si dhe burime të tjera natyrore në gjendje që t’i shndërrojnë kolonitë në të vetëmjaftueshme, sipas një studimi të bërë nga Politekniku i Lozanës, i koordinuar nga Anne Marlene Ruede dhe i botuar në revistën “Acta Astronautica”, si dhe i prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare mbi Turizmin në të Ardhmen, që po zhvillohet në Francë, Viksuz.

“Kjo është hera e parë që propozohet zona polare për misionet e ardhshme njerëzore në Mars, sepse deri tani mendohej për ekuatorin sepse është pak më i ftohtë, por nuk ka ujë”, thotë Enrico Flamini i Universitetit të Kietit dhe që është një prej autorëve të zbulimit të një liqeni nëntokësor me uji të lëngshëm dhe të kripur në Polin e Jugut në Mars.

“Të ngresh kolonitë njerëzore në pole është një projekt logjik, sepse burimi kryesor për çdo koloni njerëzore është uji”, shtoi ai.

“Studiuesit e Lozanës parashikojnë një koloni në Polin e Veriut të planetit sepse aty ka vetëm ujë të ngrirë, ndërsa në Polin e Jugut akulli është i përzier me dioksid karboni dhe rajoni është më i ftohtë”, shpjegon Flamini.

“Uji shërben edhe për bujqësinë, mund të shpërbëhet në oksigjen dhe hidrogjen për të patur një atmosferë ku merret frymë, por edhe garburant për raketat”, thekson ai./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.