Foto/ Pastrohet pas shumë vitesh, pika turistike e Byshekut

163

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ Për herë të parë, pas shumë vitesh, pika turistike e Byshekut, një nga zonat më të bukura dhe më të afërta të Elbasanit iu nënshtrua një aksioni pastrimi për heqjen e mbetjeve.

Dita Botërore e Pastrimit të Territorit angazhoi bashkinë e Elbasanit në një aksion për ta bërë qytetin më të pastër e më të jetueshëm.

15 shtator 2018 shënon ditën kur rreth 5% e popullsisë së botës marrin pjesë në aktivitetin e përbashkët “Ta Pastrojmë Botën”, i cili ka për qëllim rritjen e vetëdijes së qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.

/m.m//e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.