Dita Botërore e Pastrimit, bashkia Durrës largon mbetjet nga plazhet

TIRANË, 15 Shtator/ATSH/ – Në Ditën Botërore të Pastrimit bashkia e Durrësit ka nisur një aksion për pastrimin e plazhit dhe disa zonave të këtij qyteti, duke larguar mbetjet e akumuluara në këto zona.

Në aksionin e pastrimit janë përshirë institucionet në varësi të kësaj bashkie, shoqata mjedisore si dhe qytetarë të Durrësit.

Bashkia e Durrësit i është bashkuar prej kohësh nismave të tilla gjithëpërfshirëse me impakt social pozitiv për qytetin, komunitetin dhe mjedisin.

Përkujdesje ndaj komunitetit dhe ambientit është nisma e saj, e cila vazhdimisht gjate sezonit turistik kanë zhvilluar ture pastrimi në plazhin e Durrësit.

Këto aktivitete shërbej jo vetëm për pastrimin dhe mbajtjen pastër të mjedisit urban por edhe për ndërgjegjësimin e pushuesve dhe turistëve mbi ruajtjen e pastërtisë dhe shëndetit./m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.