ZVICËR –  OKB: Shtatë herë më shumë migrantë mbërritën në rrugë tokësore në 2018

80

GJENEVË, 14 shtator /ATSH-AFP/ – Rreth 18 000 migrantë të parregullt mbërritën në Europë në rrugë tokësore që prej janarit, një shifër shtatë herë më e lartë se ajo e vitit të kaluar në po të njëjtën periudhë, njoftoi sot OKB-ja duke specifikuar se itinerari më i frekuentuar është ai nga Turqia drejt Greqisë.

Sipas statistikave të Organizatës Ndërkombëtare për Migrantët (IOM) më shumë se një e pesta e migrantëve të parregullt që mbërrijnë në Europë vijnë në rrugë tokësore.

”Rreth 17 966 të ardhur në rrugë tokësore në Europë mes janarit dhe fundit të shtatorit 2018 janë një shifër në rritje në raport me 2 464 të regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar’’, njoftoi IOM-ja në një komunikatë për shtyp.

Rritja e numrit të migrantëve me rrugë tokësore përkon me uljen e migrantëve në rrugë detare, pasi itinerari nga Libia është bërë gjithnjë e më i vështirë nga shtimi i patrullimeve të rojeve bregdetare libiane./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.