Vetingu në politikë, ja çfarë parashikon propozimi i PD

43

TIRANË, 14 Shtator /ATSH-Gjergji Mima/ -Në propozimin e Partisë Demokratike për amendamentet Kushtetuese për vettingun që përfshin vleresimin e lidhjeve me krimin e organizuar të zyrtarëve të lartë shtetërore të depozituar në Kuvend kërkohet që të përjashtohen nga e drejta per t’u zgjedhur shtetasit qe jane dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtareve të Kuvendit.

Ndërsa në pjesën e qëllimit të kontrollit të figurës theksohet se, “kontrolli i figurës, ngrihet me qëllim mbrojtjen dhe garantimin e mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit, organeve të qeverisjes vendore, institucioneve kushtetuese apo të krijuara me ligj, nga ndikimi apo pjesëmarrja në politikëbërje dhe/ose vendimmarrje i funksionarëve që kanë kontakte me
persona të përfshire në krimin e organizuar”.

Në propozim theksohet gjithashtu se “Kontrolli i figures do të kryhet mbi bazën e parimeve të procesit të rregullt, si dhe duke respektuar të drejtat themelore të individit”.

Në pjesën e subjekteve dhe rregullave të kontrollit të figurës theksohet se, Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anetar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës”.

Po ashtu, “Subjektet e parashikuara në piken 1, dorëzojnë një deklaratë dhe i nënshtrohen një kontrolli të figurës, me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Kontrolli i figurës për lidhje me personat e përfshirë në krimin e organizuar bazohet në deklaratën për figurën dhe prova të tjera, përfshirë vendimet e gjykatave shqiptare ose të huaja. Deklarata mund të perdoret si provë vetëm në këtë proces dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal”.

Më tje vijohet se, “Nëse subjekti i përmendur në pikën 1 ka kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar, zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën”.
..
‘Nëse subjekti i përmendur në pikën 1, nuk e dorëzon në kohë deklaratën për figurën, apo përpiqet të bëjë deklarime të pasaktë, ose te fshehe kontaktet me persona te perfshire ne krimin e organizuar, zbatohet prezumimi ne favor te mases se ndalimit per t’u zgjedhur apo emeruar ne funksionin publik, mbarimit te mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin te provoje te kunderten”.

Gjithashtu, “Kur subjekti i permendur ne piken 1, nuk justifikon ligjshmerine e pasurise sipas vendimit te organit pergjegjes kushtetues, zbatohet masa e ndalimit per t’u zgjedhur apo emeruar ne funksionin publik, mbarimit te mandatit apo shkarkimit nga detyra”.

“Kushtet, rregullat dhe organet pergjegjese per zbatimin e mekanizimit
te garantimit te integritetit te figures se funksionarit publik, percaktohen me ligj
te miratuar me trite pestat e te gjithe anetareve te Kuvendit”, thekshet në propozimin e PD

Më tej propzimi thekson se, “Mandati i funksionareve te zgjedhur ose te emeruar ne organet
kushtetuese dhe ato te krijuara me ligj, qe eshte fituar perpara hyrjes ne fuqi te ketij ligji, mbaron ose eshte i pavlefshem kur konstatohet se i zgjedhuri ose i emeruari perfshihet ne rrethin e subjekteve qe kane kontakte me persona te perfshire ne krimin e organizuar.

“Brenda 30 diteve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji, Kuvendi, ne perputhje me proceduren e nenit 81, pika 2, te Kushtetutes, miraton ligjin qe percakton kushtet dhe rregullat per garantimin e integritetit te figures se funksionarit publik”, thuhet në propozimin e PD, i cili ka edhe një relacion shoqërues. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.