Tirana vjen ndryshe në aparatin e fotografit gjerman Jonas von Lenthe

102

TIRANË, 14 Shtator /ATSH/ – Qendrat e mëdha të banimit të periudhës post-socialiste në Tiranë, sillen ndryshe nëpërmjet aparatit të fotografit gjerman Jonas von Lenthe.

Ai prezanton së bashku me arkitektin Simon Battisti dhe Ledian Bregasi, librin e tij të fundit “Repsonding to Particular Needs at a Precise Moment” tek Libraria “28 Nëntori” në Tiranë.

Me “Repsonding to Particular Needs at a Precise Moment” fotografi Jonas von Lenthe hedh vështrimin e tij mbi arkitekturën e kryeqytetit shqiptar Tiranë.

Ai fotografon qendra të mëdha banimi të periudhës post-socialiste, të cilat banorët i kanë përvetësuar nëpërmjet zgjerimit të ballkoneve dhe ndryshimeve të fasadave, si dhe ndërtesat e reja të cilat nuk duket se orientohen nga paradigma e planifikimit kombëtar.

Fotot e tij plotësohen dhe kontekstualizohen nga materiale fotografike të arkivit nga vitet 1950 dhe 1960 dhe intervista me arkitektët Simon Battisti, Ledian Bregasi dhe Dritan Mico.

Aktiviteti do të zhvillohet të martën, 18 shtator me mbështetjen e Ambasadës Gjermane në Tiranë. Me rastin e këtij aktiviteti, do të publikohet një përkthim në gjuhën shqipe i tre intervistave të përfshira në libër. Një instalacion i librit do të qëndrojë i shfaqur deri me dt. 23 shtator në Librarinë “28 Nëntori”.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.