Të papunët, kurse profesionale të paguara nga shteti

83

TIRANË, 14 shtator /ATSH/- Punëkërkues të papunë të regjistruar do t’i nënshtrohen me detyrim rikualifikimit në kurse profesionale, të paguara nga shteti.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u shpreh sot se, së shpejti institucionet e linjës do të nisin një fushatë njëvjeçare për rikualifikimin e të papunëve, të aftë për punë edhe brenda kategorisë së shtresave në nevojë, duke i paguar nga buxheti i shtetit, me qëllim orientimin e tyre drejt formimit profesional që i bën ata të aftë të vetëpunësohen.

Ndërkaq, UNDP ka hapur aplikimet për thirrjen e tretë të programit të vetëpunësimit, ku çdo i ri me një ide dhe plan biznesi mund të aplikojë deri në 30 shtator pranë zyrës së punësimit Tiranë dhe do të përfitojë financim të biznesit të tij. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.