SOFT NEWS – Zbulohen gurë gjigantë të mbuluar me… ar!

148

KALGOORLIE (Australi), 14 shtator /ATSH-AA/ – Në Australi janë zbuluar gurë gjigantë të mbuluar me ar.

Sipas BBC-së, kompania kanadeze e minierave RNC Minerals ka njoftuar se ari i cili ka mbuluar dy gurët e zbuluar javën e kaluar në minierën në afërsi të qytetit Kalgoorlie vlen të paktën katër milionë dollarë.

Sasia e arit ndodhet mbi gurin e madh prej kuarci që peshon mbi 60 kilogramë.

Gurët të cilët vlerësohen si zbulim vetëm një herë në jetë planifikohen të nxirren në ankand./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.