SOFT NEWS – Brigitte Macron… edhe aktore?

78

PARIS, 14 shtator /ATSH-DPA/ – Brigitte Macron, bashkëshortja e presidentit francez Emmanuel Macron, ka vendosur të jetë protagoniste në një episod të ardhshëm të një komedie televizive me titull “Vestiaires” (Changing Rooms), sipas shtypit.

‘’Zonja Macron do të luajë në një episod të së shtunës’’, njoftoi televizioni France2.

Episodi dy minutësh e gjysmë do të  përqendrohet tek atletët me aftësi të kufizuara në një klub noti.

“Ne e dimë se ajo është një tifoze e madhe e kësaj serie, kështu që menduam, meqënëse  e pëlqen, t’i kërkojmë asaj të aktrojë me ne”, tha krijuesja dhe aktorja e shfaqjes Adda Abdelli.

Në video, Macron shfaqet e veshur të njëjtën veshje të lehtë blu që ajo e veshi për inaugurimin e bashkëshortit të saj në maj të vitit të kaluar.

Zonja e parë franceze punoi si mësuese në një shkollë të mesme në Amiens ku gjithashtu drejtoi një grup teatri. Ajo u takua me Emmanuel Macron në shkollë, ndërsa ai ishte ende një nxënës./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.