SHKUP – Euro gjigante për ”po”-në në referendumin për emrin

50

SHKUP, 14 shtator /ATSH-ANSA/ – Një euro gjigante është vendosur në qendër të Shkupit për përkrahjen e fushatës së referendumit të 30 shtatorit mbi emrin e ri të Maqedonisë.

Qeveria e kryeministrit socialdemokrat, Zoran Zaev synon në këtë mënyrë që njerëzit të kuptojnë dhe mbështesin antarësimin dhe rëndësinë e bërjes pjesë në BE.

“Shpresojmë që së shpejti simbolet e vendit tonë të mund të shfaqen në monedhën euro”, tha një nga artistët, mbështetës për ndryshimin e emrit.

Ndryshimi i emrit ishte kusht i vendosur nga komuniteti ndërkombëtar për aderimin e  Shkupit në BE dhe NATO./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.