SHBA – Një baron i drogës ekstradohet nga Kolumbia pas tre vite nën hetim

50

KALIFORNI, 14 shtator /ATSH-AFP/ – Një baron i drogës kolumbiane, drejtuesi i një trafiku të gjerë ndërkombëtar të kokainës midis Amerikës së Jugut, Meksikës dhe SHBA-së u ekstradua nga Kolumbia, njoftuan sot shërbimet e prokurorit federal të Kalifornisë.

Paralelisht me ekstradimin e Victor Hugo Cuellar-Silva, tashmë i ndaluar në Los Angeles, shtatë persona u arrestuan të enjten në SHBA në vijim të hetimit disa vjeçar që ka mobilizuar policinë e tre kontinenteve. Gjashtë të dyshuar të tjerë do të ekstradohen së shpejti nga Kolumbia dhe Tajlanda, saktësoi zyra e prokurorit në një komunikatë shtypi.

Kreu i dyshuar i këtij rrjeti është meksikani Angel Humberto Chavez-Gastelum, i konsideruar si një ish anëtar i ”kartelit të frikshëm të Sinaloas” krijuar nga organizata e drejtuar prej tij. Gjithnjë në arrati, ai është në ndjekje të vazhdueshme të autoriteteve dhe mendohet të jetë në Meksikë.

Sipas hetuesve, rrjeti mblidhte tonelata kokaine nga laboratorë të ndryshëm të paligjshëm në Amerikën e Jugut. Më pas e transportonte drogën deri në Meksikë me avionë, nëndetëse apo anije shumë të shpejta./

/v.b/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.