SHBA – Bezos: Sulmet e Trump ndaj medias të rrezikshme

70

UASHINGTON, 14 shtator /ATSH-AFP/ – Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe pronari i së përditshmes “The Washington Post”, kritikoi dje sulmet e Donald Trump ndaj medias, duke i cilësuar si të rrezikshme për vendin.

“Është e rrezikshme të diabolizosh median”, theksoi Jeff Bezos, gjatë një pritje në organizatën “Economic Club” në Uashington.

“Është e rrezikshme të cilësosh median si mediokre. Është e rrezikshme të thuash se ajo është armikja e popullit”, vazhdoi ai.

“Ne jetojmë në një shoqëri ku nuk na mbrojnë vetëm ligjet e shtetit… Janë gjithashtu edhe normat sociale (…). Kjo ndodh sepse i besojmë fjalëve të shkruara në faqet e gazetave”, theksoi Bezos.

Sipas Jeff Bezos, presidenti amerikan Donald Trump dhe personalitetet publike duhet të presin që të jenë objekt i një kontrolli publik dhe mediatik, të cilin e gjykon “të shëndetshëm”. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.