Sezoni turistik, OSHEE përgjysmoi defektet dhe rriti cilësinë e furnizimit me energji elektrike

49

TIRANË, 14 shtator /ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka kryer analizën e menaxhimit të situatës së furnizimit me energji elektrike gjatë sezonit turistik qershor-gusht 2018.

Nga të dhënat e analizuara, krahasuar me sezonin veror të një viti më parë, kompania OSHEE ka përmirësuar me 50% treguesit e performancës së rrjetit siç njihet ndryshe SAIDI dhe SAIFI.

Pavarësisht se ky sezon turistik u shoqërua me mot jo të mirë, çka solli probleme në rrjetin shpërndarës, nga ana e OSHEE u morën masa që në fillim të nisjes së sezonit turistik nga Divizioni i Shpërndarjes në kompaninë OSHEE, tw cilwt kanë ofruar një furnizim më të mirë me energji elektrike të zonave bregdetare të Velipojës, Shëngjinit, Rrilës, Durrësit, Divjakës, Vlorës, Himarës dhe Sarandës, brenda parametrave optimalë në përputhje me rregulloren e cilësisë.

Kryerja e punimeve të planifikuara që në fillim të këtij viti si: Rikonstruksioni i rrjetit (remontet) , Investimet në NST, fidera, shtylla dhe kabina  organizimi i gatishmërisë me 1800 punonjës kanë dhënë impak në përmirësimin e treguesve të performancës së rrjetit shpërndarës në zonat bregdetare.

Me nisjen e sezonit turistik, kompania OSHEE bëri publike numrat e kontaktit të dispecerive rajonale ku abonentët mund të drejtonin ankesat e tyre në lidhje me defektet në rrjetin elektrik. Raportimi në kohë reale si dhe bashkëpunimi abonent – OSHEE dha rezultat në përgjysmimin e kohës së zgjidhjes të defektit.

Shtimi i kapaciteteve njerëzore në terren duke u angazhuar maksimalisht në riparimin sa më të shpejtë të defekteve që u shfaqën në rrjet, ishte një tjetër masë që dha rezultat efikas në përmirësimin e situatës së furnizimit me energji elektrike në zonat bregdetare. Koha e riparimit të defektit (mesatare) Viti 2017 – 54.7 minuta Viti 2018 – 26.6 minuta N1 Numri i Defekteve për Abonent përmirësuar me 50%. D1 – Kohëzgjatja e Defektit për Abonent përmirësuar me 53%. SAIDI -Kohëzgjatja e Mungesës së Energjisë përmirësuar me 46%. SAIFI – Konsumatorët e Prekur nga Mungesa e Energjisë përmirësuar me 50%./m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.