Nis rehabilitimi i aksit rrugor Vorë–Rinas–Fushë-Krujë, ja si devijohet trafiku

86

TIRANË, 14 shtator /ATSH/- Segmenti rrugor Vorë – Rinas – Fushë-Krujë po i nënshtrohet punimeve rehabilituese, ndaj lëvizja e automjeteve do të devijojë sipas segmenteve të njoftuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Në një njoftim për shtyp ARRSH bën të ditur se segmenti nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë është i bllokuar plotësisht për arsye të kryerjes së punimeve rehabilituese.

Lëvizja e mjeteve devijon si më poshtë.
1. Siç është njoftuar më parë Dogana e Tiranës është e aksesueshme nga nga e Vorës. Mjetet mund të aksesojnë Doganën vetëm nëpërmjet segmentin rrugor Vorë – Dogana e Tiranës për të kryer shërbimet Doganore dhe të kthehen përsëri në drejtim të Vorës.

2. Mjetet e transportit të mallrave/kamionët që udhëtojnë nga Shkodra, Lezha në segmentin Milot – Fushë-Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të ndjekin drejtimin e Kamzës dhe të vazhdojnë udhëtimin nëpërmjet Autostradës.

3. Mjetet e vogla që udhëtojnë nga Veriu rekomandohet të vazhdojnë udhëtimin në drejtim të Tiranës dhe Durrësit nëpërmjet segmentit rrugor Fushë-Krujë – Kamëz si edhe nëpërmjet segmentit Ahmetaq (kthesa e Rinasit) – Rinas – Qafë-Kashar.

4. Rruga është e hapur gjithashtu për të gjitha automjetet që duan të kryejnë shërbimet e kontrollit periodik në qendren SGS vetëm nëpërmjet drejtimit Fushë-Krujë. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.