Nga Lugina e Drinos nisen për shtegtim fluturakët migratorë

TIRANË, 14 shtator /ATSH/ – Lugina e Drinos në Gjirokastër është kthyer këtë vit në fjetinën më të madhe në Europë të skifterit kthetraverdhë.

Biologët kanë zbuluar edhe zona të tjera ku zogjtë shtegtarë mblidhen para shtegtimit në Afrikë.

Drejtori i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura Gligor Dushi thotë se po konkretizohen përpjekjet për ta kthyer këtë zonë në një mjedis turistik për admiruesit e zogjve.

Dushi vlerëson se Moratorimumi i Gjuetisë ka dhëne efekte mjaft pozitive për shtimin e specieve të rrezikuara.

Kamerat kurth zbuluan këto ditë praninë e ariut të murrmë dhe një faune të pasur në zonat natyrore të Qarkut të Gjirokastrës. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.