Muzeu Historik Kombëtar nis ciklin e koncerteve Recitale-Solistike

41

TIRANË, 14 shtator /ATSH/ – Prej një viti, Muzeu Historik Kombëtar ka nisur një bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ku në datë 17 shator, në sallën UNESCO të muzeut Kombëtar do të nisi cikli i koncerteve Recitale – Solistike për sezonin Shtator – Dhjetor 2018.

Muzeu Kombëtar i mirëpret artdashësit në kalendarin e ri kulturor të artit, me koncertin Opera Soul dhe koncertin edukativ “Eja këndo me ne”./m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.