Mësimi i gjuhës shqipe, kusht për ruajtjen dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar

38

TIRANË, 14 shtator /ATSH/ – Fëmijët shqiptarë në komunitetin shqiptarë në Boston ndjekin mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në shkollën e Gjuhës Shqipe dhe e Trashëgimisë ‘Besa’.

“Mësimi i gjuhës shqipe është një kusht i rëndësishëm për ruajtjen dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar. Prandaj ndjekia e mësimit të gjuhës dhe kulturës shqipe nga fëmijët shqiptarë mbetet një prioritet i vazhdueshëm i komunitetit shqiptar në Boston”, – është shprehur Ministri i Shtetit për Diapsorën Pandeli Majko.

Shkolla e Gjuhës Shqipe dhe e Trashëgimisë ‘Besa’ i hapi dyert e saj në mars të vitit 2006. Qëllimi i shkollës është që fëmijët Shqiptarë të ruajnë gjuhën dhe traditat e vendit tonë.

Klasat zhvillohen të Dielave në UMASS Boston. Programi i shkollës bazohet në metodologjinë për mësimin e Gjuhës Shqipe që përdoret në Shqipëri. Klasat janë të ndara në 6-10 nxënës për të siguruar cilësinë e mësimdhënies dhe përqëndrimin e nxënësve.

Në klasën e Gjuhës Shqipe ne afrojmë 3 nivele: Parashkollor, Abetare, Gjuhë dhe Lexim. Ne gjithashtu afrojmë klasa matematike të çdo niveli.

Përveç mësimit shkollor, shkolla ka klasa valleje nën drejtimin dhe përkushtimin e Z.Bashkim Braho.

Shkolla i fton të gjithë prindërit që jetojnë në Boston dhe përreth t’i regjistrojnë fëmijët, jo vetëm që ata të mësojnë shkrimin dhe leximin, po edhe që të njihen me bashkëatdhetarët e moshës së tyre.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.