MANILA – Super tajfuni ”Mangkhu” godet Filipinet

174

MANILA, 14 shtator /ATSH-AFP/ – Super tajfuni ”Mangkhut” preku në orët e para të së shtunës veriun e Filipineve shoqëruar me erëra të forta që arrijnë deri në 255 kilometra në orë dhe shira të rrëmbyeshëm, njoftuan shërbimet meteorologjike.

”Mangkhut” i konsideruar si tajfuni më i fuqishëm që ka përfshirë arkipelagun që nga fillimi i vitit preku pjesën bregdetare rreth orës 01:40 (17H40 GMT të së premtes), referuar shërbimit meteorologjik ”PAGASA”.

Autoritetet rritën më parë nivelin e alarmit nga frika e shkatërrimeve në masë.

Mijëra persona janë evakuar nga zonat bregdetare, vazhdimisht të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore.

Banorët dhe bizneset në Luçon, ishuli kryesor i Filipineve i cili numëron miliona banorë kanë fortifikuar dritaret dhe çatitë për të parandaluar mundësinë që të shkuleshin nga erërat e forta./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.