LITUANI – Kancelarja gjermane Merkel kundër heqjes së sanksioneve europiane ndaj Rusisë

56

VILNIUS, 14 shtator /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel doli kundër heqjes së sanksioneve europiane ndaj Rusisë, për aq kohë sa nuk ka përparime në procesin e paqes në Ukrainën Lindore.

”Nuk parashikojmë heqjen e sanksioneve kundrejt Rusisë deri në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut apo arritjen e progreseve”, deklaroi kancelarja për median gjatë një vizite në Vilnius.

Marrëveshjet e paqes të Minskut, të nënshkruara në 2015 dhe të mbështetura nga Gjermania dhe Franca mundësuan frenimin e dhunës dhe kufizimin e zonës së konfliktit, ku janë regjistruar më shumë se 10 000 të vdekur në lindje të Ukrainës.

”Deri më tani, nuk ka përparime thelbësore në procesin e Minskut dhe ky nuk është aspak një lajm i mirë”, theksoi Merkel./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.