Linjë direkte Tiranë – Nju-Jork deri në fund të 2019-s

71

TIRANË, 14 shtator/ATSH-Maela Marini/ Linja direkte e Tiranës me Nju-Jorkun deri në fund të vitit 2019, mbetet ambicia e “AIR ALBANIA”.

“Ambicia jonë është që deri në fund të vitit të ardhshëm të çojmë direkt nga Tirana në New York, ‘Imzot Nolin'”, – tha sot Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e përurimit të kompanisë së parë shqiptare të fluturimeve “AIR ALBANIA”.

Rama tha se “zgjodhëm që shqiponjave tona t’u vëmë emrat e poetëve tanë”.

“I pari është Lasgushi, tjetri që do të vijë menjëherë pas fluturimeve test gjatë një muaji mes Tiranës dhe Stambollit, për të filluar më pas me Romën, Milanon, Bolonjën dhe Londrën do të jetë ‘Migjeni'”.

Ne kemi vetëdijen e plotë, tha Kryeministri Rama, “që kjo ëndërr tani kërkon të mbahet gjallë dhe të bëhet fuqia tërheqëse dhe garancia e të gjithë atyre shqiptarëve që do të duan të fluturojnë në shtëpinë kuqezi”. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.