Libra falas për komunitetin rom dhe egjiptian

170

TIRANE, 14 shtator /ATSH/ -Libra falas për nxënësit e fillores, por edhe për nxënësit e komunitetit rom në shkollën 9-vjecare.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, së bashku me drejtues dhe stafin pedagogjik të shkollës 9 -vjeçare në Moravë shpërndanë librat falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të katërt dhe për nxënësit e komunitetit rom deri në klasën e nëntë.

Ministri Klosi theksoi se falë reformave në arsim komuniteti rom përfiton librat falas për fëmijët e tyre për të gjithë ciklin 9-vjeçar dhe kjo do të bëjë që fëmijët e këtij komuniteti të mos largohen nga shkollimi. Për ministrin Klosi kjo politikë e qeverisë për librat shkollorë falas do të zgjerohet deri fund të mandatit.

“Atë që duam të arrijmë me të gjitha shkollat e Shqipërisë, atë që kemi në planin e qeverisë që këtë vit do të marrin libra falas deri në klasë të katërt dhe pastaj vitin tjetër ata të klasës së pestë, të gjashtë për ta mbyllur brenda mandatit  të gjithë ciklin e shkollës 9- vjeçare me libra falas, këtu në Moravë po ndodh që këtë vit sepse të gjithë nxënësit e komunitetit rom, do të marrin librat falas për të pasur mundësi që t’u heqim prindërve të tyre një barrë të rëndë  që jo pak, por shumë nxënës i ka lënë edhe jashtë mureve të shkollës. – tha ministri Klosi .

Vetëm në shkollën e Moravës, përfitojnë libra falas 112 nxënës të komunitetit rom  nga 170 nxënës që ka kjo shkollë.  Rreth 195 mijë fëmijë, në të gjithë vendin, po pajisjen me të gjithë librat e nevojshëm shkollorë falas.

Në këtë program përfshihen 125 mijë fëmijë të klasave 1-si dhe 70 mijë fëmijë të të gjitha klasave, që përfitojnë si pjestarë të familjeve në nevojë. /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.