“Lasgushi”, nis fluturimin avioni i parë shqiptar

207

TIRANË, 14 shtator/ATSH/ – Është zhvilluar sot në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” demonstrimi i parë i avionit me kapital shqiptar “AIR AlBANIA”.

Kompania, e cila ka në flotën e saj disa nga avionët më modernë, duke ofruar kështu edhe komoditet në fluturim, pritet që të ndikojë në uljen e çmimit të biletave për udhëtarët.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit të pranishëm ishin një sërë personalitetesh, si dhe stafi i “AIR ALBANIA”, të cilët panë nga afër demonstrimin e kryer nga avioni i parë, që do të quhet “Lasgushi”.

Nga dita e nesërme “AIR ALBANIA” do të kryejë 1 muaj fluturime Tiranë-Stamboll. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.