Kavajë, fëmijët në nevojë pajisen me çanta falas në prag të nisjes së shkollës

71

TIRANË, 14 shtator/ATSH/- Rreth 50 fëmijë në nevojë në bashkinë e Kavajës u pajisën sot  me çanta për vitin e ri shkollor.

Lajmi është bëri i ditur nga Agjencia Shtetërore e Mbrojtjes të të Drejtave të Fëmijëve që ka sjellë në vëmendje edhe afrimin e shërbimeve për kategoritë në nevojë, veçanërisht për fëmijët në situatë rruge.

Ndërkaq, organizata ndërkombëtare që operon në Shqipëri në drejtim të të drejtave të fëmijëve “Save the Children” si dhe organizata ARSIS, prej vitit 2017 mbështesin punonjësen për Mbrojtjen e Fëmijës në procesin e identifikimit dhe menaxhimit të rasteve në nevojë për mbrojtje duke rritur kapacitetet e PMF dhe ofruar shërbime direkte.

Sipas të dhënave nga Agjencia Shtetërore e e Mbrojtjes të të Drejtave të Fëmijëve, në këtë vit shkollor janë referuar për regjistrim për herë të parë në shkolla 168 raste të fëmijëve në situatë rruge.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.