GREQI – Zgjatja e koncesionit të Aeroportit të Athinës miratohet për një miliardë euro

94

ATHINË, 14 shtator /ATSH-AFP/ – Agjencia greke e privatizimeve TAIPED miratoi sot ofertën prej më shumë se 1,3 miliardë euro për zgjatjen për një periudhë njëzet vjeçare deri në vitin 2046 të koncesionit aktual të Aeroportit të Athinës (AIA), bëhet e ditur në një deklaratë.

AIA-ja menaxhohet 55% nga shteti grek dhe 45% nga investitorë privatë, më konkretisht një degë e gjermanit ”Hochtief” i cili ka ndërtuar aeroportin.

Çmimi i propozuar nga AIA-ja është 1,383 miliardë euro me TVSH-në e përfshirë, me një fitim neto prej 1,115 miliardë euro për programin grek të privatizimit, njoftoi TAIPED-i.

Oferta ndërkohë do të marrë miratimin e Shtetit, Parlamentit dhe Bashkimit Europian.

Kjo lëvizje financare është një tregues pozitiv i eçurisë së turizmit grek. Në fakt zgjatja deri në vitin 2046 iu dha fillimisht AIA-së për 600 milionë euro, pas një procesi të nisur në vitin 2016. Marrëveshja u nënshkrua në tetor të 2017./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.