Gjonaj: Shkolla “8 Dhjetori” Qelëz gati për vitin e ri shkollor

93

TIRANË, 14 shtator /ATSH – I. Vata/ – Bashkia Pukë ka bërë të gjitha përgatitjet për institucionet arsimore për fillimin e vitit të ri shkollor në të gjitha njësitë administrative të bashkisë.

Kryetari i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj në vijim të inspektimeve në institucionet arsimore ndaloi në shkollën “8 Dhjetori” në Qelëz.

Kreu i bashkisë ka falenderuar për punën, punonjësit e njësisë administrative Qelëz dhe drejtorin e shkollës që janë përkujdesur për mirë organizimin e të gjithë bazës materiale të dërguar në këtë shkolle nga ana e bashkisë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.