Fotografia e një djali shqiptar në Bibliotekën e Kongresit

136

TIRANË, 14 shtator/ATSH/ Ambasada amerikane në Tiranë publikoi sot foton e një djali të vogël shqiptar, nxjerrë nga arkivat e Bibliotekës së Kongresit.

Fotografia e hershme e djalit të vogël të punësuar nga punonjësit e Kryqit të Kuq amerikan si përkthyes dhe lajmëtar nuk dihet saktësisht se cilit vit i përket.

“Data e panjohur. Ky djalë shqiptar flet pesë gjuhë të huaja. Ai është punësuar nga punonjësit e Kryqit të Kuq amerikan si përkthyes dhe lajmëtar. Djali nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë, por ka mësuar nga babai i tij, prefekt i Tiranës, i cili është diplomuar në Kolegjin Amerikan në Kostandinopojë. (Biblioteka e Kongresit)”, shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA në Tiranë./m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.