Foto/ Rikonstruktohet gjimnazi “Halim Xhelo” në Vlorë

323

TIRANË, 14 shtator/ATSH/ Viti i ri shkollor që nis më 17 shtator e gjen tërësisht të rikonstruktuar gjimnazin “Halim Xhelo”, në Vlorë.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli shprehet se “falë investimit të kryer nga bashkia janë siguruar kushte bashkëkohore dhe ambiente tërësisht të reja”.

“Kushte bashkëkohore dhe ambiente tërësisht të reja me laborator modern dhe palestër të re në gjimnazin “Halim Xhelo”, në Vlorë”, – shprehet Leli.

Ai siguroi se investime të tjera do të vijojnë në shumë shkolla të qytetit të Vlorës.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.