Eno Koço: Skënderbeu, i papërsëritshëm në art dhe kulturë

238

TIRANË, 14 shtator /ATSH – A. ALLA/ – Konferenca Ndërkombëtare e Albanologjisë, kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e cila ka çelur sesionin e dytë, ka vijuar sot me një kumtesë nga muzikologu Eno Koço.

Figura e e heroit tonë kombëtar gjatë kumtesës së mbajtur sot nga Eno Koço, erdhi në një këndvështrim ndryshe, si figurë e papërsëritshme dhe mjaft interesante në muzikë, pasi arti brenda ka të bukurën dhe figura e Skënderbeut nuk është vetëm historike, por dhe artistike.

Muzikologu Eno Koço në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se, ”Skënderbeu është një dhe i papërsëritshëm, sado të vijnë heronj të tjerë ai është i paarritshëm si figurë artistike”.

Ai shtoi se, “figura e tij gjendet kudo në art, në muzikë e në çdo fushë artistike, unik në 400 vitet e fundit. Heroi ynë ka frymëzuar shumë krijues në gjithë këto vite jo vetëm në perëndim, por deri në Rusinë e largët. Muzika përfaqësohet nga Skënderbeu. Kjo konferencën trajton historinë, kryesisht sjell për publikun fakte historike të rëndësishme dhe të hershme. Ky organizim është i përkryer”, – përfundoi muzikologu Eno Koço.

Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut do të mbyllet me samitin e madh të diasporës, në muajin nëntor, kur do jetë dhe seksioni i tretë i Konferencës së Albanologjisë. Në këtë muaj (nëntor) do të ketë dhe një sërë veprimtarish të mëdha. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.