BUDAPEST – Orban: Vota e Parlamentit Europian pa rrezik për Hungarinë

92

BUDAPEST, 14 shtator /ATSH-AFP/ – Kryeministri konservator hungarez, Viktor Orban e cilësoi si pa rrezik për vendin e tij fillimin nga Parlamenti Europian të një procedure që mund të sjellë sanksione kundër Budapestit, duke vlerësuar se ajo do të mbetet letër e vdekur.

“Në këtë lloji procedurash, në fund nuk ka sanksione. Nuk ka rrezik për Hungarinë”, deklaroi ai gjatë një fjalimi radiofonik.

“Vota ishte kryesisht një përpjekje për të dobësuar pozicionin e Hungarisë si simbol i rezistencës ndaj migracionit”, theksoi Orban.

Në një votim të pazakontë, Parlamenti Europian aktivizoi nenin 7, që mund të sjellë sanksione kundër Hungarisë.

Budapesti akuzohet se po shkel liritë dhe vlerat e BE-së në media, universitet, kundër minoriteteve dhe migrantëve, si dhe në çështjet e korrupsionit dhe të pavarësisë së drejtësisë./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.