BRUKSEL -Shtohet fluksi migrator në Spanjë, bie 62% në Itali

BRUKSEL, 14 shtator /ATSH-ANSA/ – Nga muaji gusht dhe deri tani janë 12 500 migrantë të arritur në BE, një numër i ngjashëm me të njëjtën periudhë të vitit 2017, sipas agjencisë Frontex.

Italia, në muajin gusht, regjistron një rënie prej 62% krahasuar me gushtin 2017, me 1 500 migranti më pak të ardhur përmes detit Mesdhe, ndërsa Spanja, për të dytin muaj radhas, konfirmohet si porta kryesore e hyrjes në BE, me 6 500 persona përmes Mesdheut Perëndimor, me një numër më shumë se dyfishi i të mbërriturve në vitin 2017, sipas  Frontex.

Në fillim të muajve të vitit 2018, numuri i migrantëve që mbërritën në BE arriti në 86 500, me një rënie prej 40%./ /os/  a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.