BRUKSEL – BE propozon dhënien fund të ndryshimit të orës nga tetori 2019

103

BRUKSEL, 14 shtator /ATSH-ANSA/ – Propozojmë t’i japim fund ndryshimit orar nga tetori 2019, ndërkohë që tani radhën e kanë shtetet të cilat duhet të adoptojnë masat e nevojshme për të filluar një koordinim përmes BE-së, tha komisionerja e unionit, Violeta Bulc.

“Konsultimet me qytetarët na sollën në këtë vendim, qytetarët duan të eliminojnë ndryshimin e orës’’ , ka shtuar ajo.

Zëvendëspresidenti i Komisionit, sllovaku Maros Sefçviç ka sqaruar se rreth 4 600 000 persona janë përgjigjur në sondazhe dhe 84% e përgjigjeve ishin në favor të heqjes, si një nga motivacion me ndikim negativ për shëndetin.

Sefçoviç ka kujtuar se ndryshimi i orës legale ishte si pasojë e kohës së luftës për të kursyer energji, ndërkohë që studime të reja kanë vërtetuar se kursimet nga ky proces janë minimale./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.