BRUKSEL – BE marrëveshje me Athinën për trasferimin e migrantëve

34

BRUKSEL, 14 shtator /ATSH-ANSA/ – Komisioni Europian po planifikon me Athinën transferimin e  mijëra migrantëve nga qendra në ishujt grekë për të lehtësuar gjendjen e mbipopullimit dhe krijimin e hapësirave ​​në rast se do të ketë fluks refugjatësh pas një sulmi të mundshëm në Idlib, në Siri, raporton ”Financial Times”.

Komisioneri për Migrantët në BE, Dimitris Avramopoulos do të takohet me kryeministrin grek, Aleksis Cipras për këtë çështje.

Prej muajit shtator 2017 kanë qenë 32 000  migrantë dhe azilkërkues dhe tani po analizohet një plan i ri transferimi për 3 000 persona, sidomos në qendrën e Morias./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.