BRUKSEL – BE-ja akordon 200 milionë euro për Marokun

49

BRUKSEL, 14 shtator /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian (BE) dhe Maroku nënshkruan sot në Rabat dy marrëveshje financimi prej 200 milionë eurosh për zhvillimin social të mbretërisë dhe konkurrueshmërinë e sektorit privat.

Këto marrëveshje u nënshkruan nga ministri maroken i Ekonomisë, Mohamed Ben Chaaboune dhe komisioneri austriak Johannes Hahn, përgjegjës për politikën europiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit.

Marrëveshja e parë e emërtuar ”Konkurrenca dhe rritja ekonomike e gjelbërt” e cila përfshin 100 milionë euro dedikuar sektorit privat maroken, njoftoi delegacioni i BE-së në Marok.

Marrëveshja e dytë me të njëjtën sasi monetare synon të forcojë programin e sigurisë sociale, pasi Maroku është shënuar nga pabarazi të dukshme sociale dhe territoriale./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.