Berat/ Prezantohet projekti për menaxhimin e mbetjeve, financim i Zvicrës

166

TIRANË, 14 shtator/ATSH/ Faza e parë e projektit për “Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta” në Qarkun e Beratit i financuar nga Ambasada Zvicerane u prezantua sot, në një takim në këtë qark.

I pranishëm në këtë takim ishte zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Hantin Bonati, zv/shefi i Misionit të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, Phillipp Keller si dhe përfaqësues të Flag, që do të koordinojnë zbatimin e këtij projekti.

Projekti u prezantua në prani të përfaqësuesve të Bashkive Berat, Skrapar, Kuçovë dhe Ura Vajgurore, të cilët shprehën mbështetje dhe gatishmërinë për të dhënë kontributin e tyre dhe për të marrë masat e duhura që projekti të realizohet me sukses.

Përfaqësuesi i qeverisë, Bonati tha se ky është një rast i mirë për qarkun Berat, një mundësi financimi nga Ambasada Zvicerane, që nuk e kanë qarqet e tjera.

Ndërkohë përfaqësuesi i ambasadës zvicerane, Keller tha se menaxhimi i mbetjeve nuk është thjesht një gjë e mirë, por një detyrë për Bashkitë, ndërsa Shqipëria aspiron për të hyrë në BE.

Ai tha se suksesi i këtij projekti do të varet nga bashkëpunimi mes bashkive me njëra-tjetrën dhe nga kontributi i palëve në projekt./m.m//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.