Bashkia e Fierit ndërhyrje në rrugën e fshatit Drizë-Myrteza

52

FIER, 14 shtator/ATSH/- Bashkia e Fierit po vijon ndërhyrjet në çdo njësi administrative për të përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe cilësinë e jetës së banorëve.

“Kishim kohë që e planifikonim ndërhyrjen në rrugën e fshatit Drizë-Myrteza dhe e realizuam, sikurse dhjetra të tjera në çdo njësi administrative. Investimi, riparimi dhe mirëmbajtja janë pjesë e përditshmërisë dhe parimi për një zhvillim të garantuar e të qëndrueshëm”, shprehet kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Gjatë vitit 2018, Bashkia ka programuar disa investime në rrugët e qytetit dhe ato rurale përmes Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

Në krahasim me vitin 2017 është planifikuar që të rriten ndjeshëm investimet për ndërhyrje në rrugë, trotuare si dhe në rrugët rurale në gjithë territorin e bashkisë Fier.

Në total gjatë vitit 2017, bashkia e Fierit ka ndërhyrë në rikonstruksionin e 13 akseve të brendshme të qytetit me vlerë totale prej 25,415,503 lekësh. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.