Basha, takim lamtumire me Lu dhe mirëseardhjeje me ambasadoren e SHBA-së, Ones

76

TIRANË,14 shtator /ATSH – I. Vata/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim lamtumire me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe të mirëseardhjes me ambasadoren  e re të SHBA-së në Shqipëri, Leyla Moses-Ones.

Basha thekson se jemi krenarë për bashkëpunimin me SHBA, partnerin strategjik të kombit shqiptar.

“PD krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, – tha ai. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.