Basha: Shqiptarët varfërohen çdo ditë nga korrupsioni

TIRANË,14 shtator /ATSH- I. Vata/ – “Shqiptarët varfërohen çdo ditë nga korrupsioni i qeverisë Rama”, shprehet kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kryetari i PD-së Basha shton se “korrupsioni i qeverisë “Rama” po na varfëron çdo ditë. 1 në 3 tendera është dhënë pa garë”.

Duke iu referuar statistikave ndër vite për tenderat pa garë nga Ministria e Financave, Basha shton se “sipas grafikut në vitin 2014 ishin 47 milion euro, ndërsa në  vitin 2017 shkon në 70 milionë euro”.

Po ashtu Basha akuzon qeverinë se shpenzon para nga buxheti i shtetit për luks qeveritar. “229 milionë euro kanë shkuar për luks qeveritare”, thekson ai.

Gjithashtu, Basha pohon se “sa më gjatë kjo qeveri aq më shumë korrupsion, aq më i varfër populli”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.