Ballata: Skënderbeu figurë e pazëvendësueshme në muzikë

66

Ballata: Skënderbeu figurë e pazëvendësueshme në muzikë

Ballata: Skënderbeu figurë e pazëvendësueshme në muzikëhttps://ata.gov.al/2018/09/14/ballata-skenderbeu-figure-e-pazevendesueshme-ne-muzike/Konferenca Ndërkombëtare e Albanologjisë, kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka çelur sesionin e dytë të saj, që do të vazhdojë deri më 26 tetor e për t’i lënë më pas vendin sesionit të tretë dhe të fundit. Figura e Skënderbeut erdhi gjatë konferencës së ditës së sotme me një kumtesë mjaft interesante nga muzikologu Zeqirja Ballata i cili tregoi dhe një herë se heroi ynë kombëtar nuk ishte vetëm strateg dhe luftëtar i zoti por një figurë interesante dhe e pazëvendësueshme në art ku më së shumti ka lënë gjurmë në fushën muzikore.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 14 Shtator 2018

TIRANË,14 shtator /ATSH A.ALLA-A.Fortuzi/ – Konferenca Ndërkombëtare e Albanologjisë, kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka çelur sesionin e dytë të saj, që do të vazhdojë deri më 26 tetor e për t’i lënë më pas vendin sesionit të tretë dhe të fundit.

Figura e Skënderbeut erdhi gjatë konferencës së ditës së sotme me një kumtesë mjaft interesante nga muzikologu Zeqirja Ballata i cili tregoi dhe një herë se heroi ynë kombëtar nuk ishte vetëm strateg dhe luftëtar i zoti por një figurë interesante dhe e pazëvendësueshme në art ku më së shumti ka lënë gjurmë në fushën muzikore.

Zeqirja Ballata muzikolog i cili mbajti kumtesën e tij në konferencë në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se ,”në këtë ligjëratë prezantoj krijmtarinë muzikore kombëtare dhe ndërkombëtare kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut.Kjo krijmtari fokusohet gjatë periudhës së shek XVII-XVIII e deri më sot ku kanë marrë pjesë kompozitor të huaj dhe kompozitor shqiptar”.

Ai gjithashtu tha se ,”figura e Skënderbeut është jo vetëm mbarëkombëtare por ndërkombëtare dhe europiane, kjo për faktin se është vlerësuar dhe si një strateg me përmasa ndërkombëtare”.

”Kjo konferencë është e domosdoshme për pasqyrimin e të dhënave dhe arritjeve të luftës së pandërprerë të Skënderbeut për panvarësinë e popullit shqiptar”,përfundoi muzikologu Zeqirja Ballata.

Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut do të mbyllet me samitin e madh të diasporës, në muajin nëntor, kur do jetë dhe seksioni i tretë i Konferencës së Albanologjisë. Në këtë muaj (nëntor) do të ketë dhe një sërë veprimtarish të mëdha. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.