AMSTERDAM – Dy agjentët e dyshuar rusë për çështjen ”Skripal” u arrestuan në Holandë

116

AMSTERDAM, 14 shtator /ATSH-AFP/ – Dy agjentë të dyshuar rusë për tentativë të ndërhyrjes kibernetike në një laborator zviceran që po merret me çështjen ”Skripal” u arrestuan në Holandë dhe u dërguan në Rusi në pranverë, raportuan sot mediat dhe burime zyrtare.

Dy burrat u arrestuan në Hagë nga shërbimi ushtarak sekret holandez (MIVD), sipas së përditshmes holandeze NRC, e cila ka nisur një investigim në bashkëpunim me gazetën zvicerane ”Tages- Anzeiger”.

Sipas NRC-së, dy agjentët e shërbimeve ruse zotëronin pajisje për të hyrë në rrjetin informatik të laboratorit ”Spiez”, instituti zviceran për mbrojtjen nga kërcënimet dhe rreziqet atomike, biologjike dhe kimike.

E pozicionuar në kantonin e Bernës, ky laborator është autorizuar nga Organizata për Ndalim e Armëve Kimike (OIAC) për të analizuar kampionet e marra në Salisbury, në jug të Anglisë, ku ish-agjenti rus Sergueï Skripal dhe vajza e tij u helmuan nga agjenti nervor ”Noviçok” në mars./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.