Aksoi: Tirana, qendër e fluturimeve për të gjithë Europën ballkanike

162

TIRANË, 14 shtator /ATSH/ – Mitat Gorkem Aksoi, anëtar i bordit të “Turkish Airlines” i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të linjës “AIR ALBANIA”, u shpreh se ky investim ka një vlerë të veçantë për Turqinë dhe se në të ardhmen investimet nga këta të fundit nuk do të mungojnë.

”Populli Shqiptar ka një vlerë të veçantë për popullin turk, dua të them që ky investim është vetëm një hap në Shqipëri, do të bëjmë investime më të mëdha. Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, janë shumë të mira”, – thekoi ai.

Aksoi foli gjithashtu edhe për linjën që “AIR ALBANIA” do të ndjekë.

”Kjo rrugë ajrore do të fillojë me linjën europiane, e më pas me linjat amerikane, si dhe jo vetëm në Ballkan, ne duam që Tirana të jetë qendër e fluturimeve për të gjithë Europën Ballkanike”.

Avioni i parë, një “Airbus 319”, i “AIR ALBANIA”, kompanisë së parë ajrore shqiptare, u ul sot në aeroportin e Rinasit dhe si stemë ka flamurin shqiptar. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.