“AIR ALBANIA”, zgjedhja e parë për shqiptarët 

257

TIRANË, 14 shtator/ATSH-Maela Marini/ “Ambicia jonë është kthimi i ‘AIR ALBANIA’ në zgjedhjen e parë të shqiptarëve”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e inaugurimit të kompanisë së parë shqiptare të fluturimit “AIR ALBANIA”.

“Ideja për ta kthyer ‘AIR ALBANIA’ në vektorin e një lirie më të madhe për udhëtarët shqiptarë, përmes një vëmendje të drejtpërdrejtë dhe mundësie reale që ata ta kenë këtë kompani zgjedhjen e tyre të parë, është dhe mbetet ambicia jonë”, – tha sot Kryeministri Edi Rama.

Zgjedhje e parë, sipas Ramës, do të thotë shtëpia e përbashkët e shqiptarëve kur ndërmarrin një udhëtim.

“Më vjen mirë që në të njëjtën kohë ‘AIR ALBANIA’ është një vepër kombëtare kuqezi, një fryt i arrirë në këtë që për ne është viti i Gjergj Kastriot Skënderbeut”, – tha Rama. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.